Financa Personale

Zhvlerësimi i euros / Bien përsëri kursimet në valutë, nga maji në qershor u rritën ato në lekë

Nga Gazeta ‘SI’ - Stoku total i depozitave vazhdoi rënien edhe gjatë muajit qershor, duke arritur në 1.24 trilion. Nga maji në qershor rënia raportohet të jetë 0.7%, ose rreth 9 mld lekë.

Reduktimi në vlerë i stokut do të thotë tërheqje e parave, por në këtë rast lidhet me zhvlerësimin e fortë të euros në tregun shqiptar. Në këtë monedhë janë pjesa më e madhe e kursimeve në Shqipëri nga biznese dhe individë, por raportohen në lekë.

Nga ana tjetër, vetë depozitat në lekë kanë pësuar një rritje me 3 mld lekë nga maji në qershor duke arritur në total 547 mld lekë. Depozitat në euro kanë pësuar rënie, lidhur po me zhvlerësimin e monedhës, në rreth 15 mld lekë më pak nga muaji qershor.

Gjithsesi në raport vjetor stoku i depozitave është më i lartë se një vit më parë, me rritje rreth 1%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë