Kimia Alizadeh, e vetmja femër fituese e një medaljeje olimpike, besohet se është larguar nga vendi, sipas informacioneve ende të pakonfirmuara. Alizadeh, është fituese e një medalje bronzi në Lojërat Rio në vitin 2016, ku u vlerësua edhe nga presidenti iranian, Hassan Rouhani. Të enjten, Agjensia e Lajmeve Studentore në Iran, organ i varur nga qeveria, publikoi një raport ku thuhej se Alizadeh ka emigruar në Holandë, sidoqoftë kjo deklaratë nuk është konfirmuar ende. Sipas raportit të ISNA, trajneri i ekipit kombëtares iraniane të taekwondo, deklaroi se Alizadeh ka pësuar një dëmtim.
Mediat lokale të Iranit kanë spekuluar gjithashtu se Alizadeh po stërvitet në Holandë dhe do të përfaqësojë një vend tjetër në Lojërat Olimpike të Tokios. Një fotografi me cilësi të dobët që qarkullon në internet që duket se tregon atleten me kokën e zbuluar dhe në shoqërinë e të rinjve të tjerë.
Sipas AFP, deputeti iranian Abdolkarim Hosseinzadeh akuzoi "zyrtarët jokompetentë" të vendit për këtë largim. Hosseinzadeh gjithashtu e krahasoi Alizadan me shahistin iranian Alireza Firouzja, i cili pasi fitoi tituj të shumtë u arratis në Francë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.