Lajme

Zgjohet Etna, vullkanin e pason edhe tërmeti!

Vullkani më aktiv i Europës është “zgjuar” për herë të dytë këtë vit, duke shpërthyer me shtëllunga hiri e llave.

Sikur të mos mjaftonte kjo, një tërmet i shkallës 4.8 ka goditur Sicilinë, afër malit vullkanik duke plagosur të paktën dhjetë persona.

Disa ndërtesa janë dëmtuar, ndërkohë që dhjetëra lëkundjeve kanë goditur ishullin italian, pas aktivizimit të Etnës së hënën.

Hiri vullkanik ka mbuluar fshatrat e afërta ndërsa të gjitha fluturimet nga aeroporti i Katanias janë anuluar.

https://www.youtube.com/watch?v=WngG4gXbcHw

Banorët e fshatrave në zonat malore janë udhëzuar që të lënë menjëherë shtëpitë dhe të strehohen në qytet. Tërmeti i fundit ka ndodhur në orën 2:19 të mëngjesit të së mërkurës afër komunës, Viagrande.

Mediat italiane kanë raportuar për panik në mesin e banorëve, shumica e të cilëve kanë qëndruar nëpër rrugë deri në daljen e diellit.

Etna ka qenë kryesisht në gjumë për dy vitet e fundit, por riaktivizimi dhe tërmetet e njëpasnjëshme në Sicili po ndiqen me mjaft shqetësim nga ekspertët, të cilët ngrenë alarmin se lëkundjet mund të çojnë drejt një shpërthimi edhe më të madh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë