Njerez

Zgjidhja për adoleshentët që vuajnë nga ankthi? Rrjetet sociale

Psikologët kanë një mënyrë të re për adoleshentet me gjendje ankthi. Postimi i fotografive në Instagram dhe Snapchat.
Kjo mund të duket e çuditshme, pasi prej kohësh psikologët kanë këshilluar që adoleshentët, të tërhiqen sa më shumë nga rrjetet sociale, pasi mund të kenë një sërë problemesh. Por kjo nuk vlen për adoleshentët që vuajnë nga gjendja e ankthit. Sipas tyre, adoleshentët që vuajnë nga kjo gjendje duhet të merren me rrjetet sociale, në mënyrë që të luftojnë gjendjen e tyre. Sipas psikologëve, është më mirë që të shqetësohen për numrin e pëlqimeve që marrin në një postim, se sa nga “frika se mund të vdesin”.
Përgjithësisht, adoleshentët që vuajnë nga kjo gjendje janë të prirur të shmangin rrjetet sociale dhe ndërsa kjo duket, një gjë e mirë për prindërit e shqetësuar dhe të etur për të larguar telefonat nga fëmijët. Nga ana tjetër kjo gjë mund të sjellë pasoja të mëdha, deri në humbjen e mundësisë për të krijuar edhe shoqëri.

Amanda Mintzer

Çrregullimet e ankthit janë jashtëzakonisht të zakonshme tek adoleshentët. Kështu që gjithnjë e më shumë programe të ndryshme, trajtojnë tema për adoleshentët që vuajnë nga ankthi dhe depresioni dhe rrjetet sociale e llojet e tjera të komunikimit digjital mund t’i ndihmojnë ata. Psikologët mendojnë se duke i shtyrë adoleshentët, të shkruajnë, të postojnë fotografitë e tyre në rrjete sociale dhe të pëlqejnë apo të komentojnë postimet e miqve të tyre, është një teknikë e cila do t’i largojë ata nga mendimet që nxisin ankthin dhe frikën.
Gjatë një kampi veror për adoleshentët, që vuanin nga ankthi në Institutin e Fëmijëve “Mind” në Nju Jork, psikologja Amanda Mintzer punoi me një grup adoleshentësh, duke i nxitur ata të flisnin me njëri tjetrin, apo të shkruanin çfarë mendonin.
“Adoleshentët me këtë gjendje zakonisht bien në mendime dhe nuk duan të bëjnë asgjë tjetër, përveçse të rrinë edhe të mendojnë. Ne i ndajmë fëmijët në dhoma të ndryshme dhe i nxisim ata të bisedojnë me njëri-tjetrin,” shprehet Mintzer.

Xavier Martinez

Psikologja është shprehur se përpos kampit veror, ajo ka ngritur edhe në grup në Facebook, ku të rinjtë mund të postojnë fotografitë e tyre dhe të pëlqejnë dhe komentojnë postimet e të tjerëve
Xavier Martinez, një i ri 17 vjeçar në shkollën e mesme në Nju Jork, i cili shkoi në kampin veror, tregoj se gjendja e tij më parë, e pengonte të takohej me miqtë. Ai shpesh bënte plane dhe më pas i anulonte. Gjithashtu, kishte frikë të shkonte për drekë në restorante.
“Doja të postoja gjërat që më pëlqenin mua në rrjete sociale, por nuk e di pse nuk mundesha. Gjithmonë që vendosja të bëja një shëtitje, ndërroja plan dhe përfundoja i shtrirë në krevatin tim dhe mendoja pafund e pafund,” është shprehur 17 vjeçari.
Gjatë qëndrimit në kampin veror, postimi i fotografive në grupin e Facebook ishte e vështirë për Xavier në fillim. Por, ai tregon se gradualisht kjo gjë u bë e lehtë dhe tashmë, poston shpesh fotografi me qenin e tij, familjarët dhe disa miq nga kampi.
“Kjo gjë më bëri të ndjehem më mirë dhe gjithashtu fillova të bëja plane me miqtë dhe të shkoja edhe në restorante, apo të dilja shëtitje,” tha Xavier.

Hulumtime mbi ndikimin e rrjeteve sociale në shëndetin mendor të adoleshentëve janë gjithëpërfshirëse. Disa prej tyre kanë treguar se kanë një lidhje mes përdorimit të rrjeteve sociale, ankthit dhe depresionit, por është e vështirë të dallosh nëse rrjetet sociale po shkaktojnë problemet e shëndetit mendor, apo nëse adoleshentët që vuajnë nga këto gjendje, ngushëllohen me to.
Sipas Laurence Steinberg, një psikolog në universitetin Temple në Filadelfia, kjo gjë varet shumë edhe nga fakti se çfarë mendoni, përpara e të përdorni aplikacionet e ndryshme.
Pjesa më e madhe e adoleshentëve, përdorin rrjetet sociale shumë herë në ditë dhe komunikimi personal është ulur ndjeshëm. Shumica e tyre preferojnë të flasin në rrjete sociale sesa ballë për ballë. Psikologu shprehet se, ata që vuajnë nga gjendje të nga gjendje të tilla është më mirë të komunikojnë fillimisht me specialistët.
Nate Miller, një tjetër adoleshent 17-vjeçar, tregon se rrjetet sociale e ndihmuan atë të shërohej nga rregullimet e ankthit më të cilin luftoi prej kohësh. Nate postonte fotografi në Instagram dhe Snapcht dhe hera- herës tregonte pasionin që kishte për modën dhe muzikën rap. Ndërkohë që, numri i ndjekësve të tij në Instagram ishte rreth 17.000 , ai merrte mesazhe pafund që e ndihmuan të rriste besimin në vetvete.

Laurence Steinberg

“Ka njerëz në Instagram që më mbështesin pa kushte. Unë e dua këtë gjë,” thotë ai.
Ai është edhe më i kujdesshëm me TikTok, aplikacionin ku përdoruesit ndajnë një video të shkurtër. Ndërsa i pëlqen që të postojë vetë, vazhdimisht kontrollon dhe komenton video të ndryshme të të panjohurve.
Anne Marie Albano, një psikologe në Qendrën Mjekësore në Universitetin e Kolumbisë, shpjegon se në përgjithësi gjithçka, ka të bëjë me besimin që adoleshentët duhet të krijojnë në vete dhe ndihmën që marrin nga specialistët. /The Wall Street Journal/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë