Politike

Zgjedhjet vendore/ Paloka: Berisha negociator, do të votojnë edhe simpatizantët e PD

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka zbuluar vendimet e marra gjatë Këshillit kombëtar i cili u mblodh këtë të shtunë. Për mediat Paloka tha se në zgjedhje për kryetar dege do t’i jepet e drejat e votës jo vetëm anëtarëve të PD por edhe simpatizantëve të saj.

Po ashtu Paloka sqaroi se funksionet e kryetarëve të degëve që do të kandidojnë në primare do të kryhen nga nënkryetarët. Paloka shtoi se me Berishën negociator do të nisin menjëherë kontaktet me aleatët për përcaktimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale. 

"Me kërkesë të Këshillit Kombëtar u shty diskutimi për regulloren e primareve. Sot u diskutua për këtë çështje dhe ato që janë risi nga primaret e fundit janë që në votime, siç e përcakton Statuti, nuk do të marrë pjesë vetëm anëtarësia e PD por edhe simpatizantët.

U diskutua edhe për kandidimin e kryetarët të degëve dhe pozicioni që do të mbajnë. Pati disa propozime por u miratuar propozimi i grupit të punës kryetarët e degëve që do të kandidojnë në primare gjatë kandidimit funksionet do të kryhen nga nënkryetarët e degëve. nëse do të shpallen kandidatë zyrtarë të PD për zgjedhjet lokale nuk do të jenë më në pozicionin fillestar.
U votua edhe për një pikë që ishte e diskutueshme, nëse do të ketë balotazh dhe u vendos që balotazhi do të qendrojë si proces”, tha Paloka.

Rithemelimi mblodhi sot Këshillin Kombëtar ku në fokus të bisedimeve ishin primaret të lëna pezull. Berisha u shpreh i qartë se detyra kryesore është të fitojë zemrat dhe mendjet e qytetarëve shqiptarë. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë