Politike

Zgjedhjet vendore/ Berisha: PD është një forcë e rithemeluar, koha për të treguar forcën e saj

Partia Demokratike ka mbledhur këtë të shtunë Këshillin Kombëtar. Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha tha se PD tashmë është një forcë e rithemeluar dhe se është koha për të treguar forcën e saj. Për ta arritur këtë sipas Berishës kërkohet një ndryshim i madh, në mënyrë që PD të tregojë vitalitetin për t’u paraqitur si një forcë vërtetë e ndryshuar, si një forcë politike e cila qëndron totalisht e përkushtuar ndaj lirisë dhe vlerave të saj për qytetarin shqiptar.

“Sot ne miratojmë rregullat në përputhje me statutin e PD të zhvillimit të primareve për zgjedhjet vendore dhe disa prej tyre janë të njëjta për zgjedhjet e deputetëve. Ne sot shënojmë një hap të madh. Unë kërkoj nga ju që termin rithemelim të mos e lexojmë në asnjë mënyrë si një meritë e jona. Termin rithemelim duhet ta lexojmë dhe kuptojmë si një detyrim madhor i çdo demokrati dhe demokrateje për të bërë gjithçka që forca jonë politike t’u paraqitet shqiptarëve mbi parimet e saj t Detyra më kryesore e jona është të fitojmë mendjet dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë. Ashtu siç ishim nuk i fitonim, përkundrazi. Pra, kërkohet një ndryshim i madh, proces në të cilin ne jemi sot, në mënyrë që të paraqitemi, të tregojmë vitalitetin tonë për t’u paraqitur si një forcë vërtetë e ndryshuar, si një forcë politike e cila qëndron totalisht e përkushtuar ndaj lirisë dhe vlerave të saj për qytetarin shqiptar. Është e vërtetë se Edi Rama arriti në ngulë frikën te punonjësit, te qytetarët. Kur një regjim arreston 38 mijë qytetarë në një vit, kjo mbjell frikë dhe terror. E gjitha erdhi se ne nuk ishim në lartësinë që duhet të ishim, nuk ishim dhëmbë për dhëmbë me të”, tha Berisha.

Berisha ka ndalur edhe tek çështja e shtyrjes së fashës 800 kilovat të energjisë elektrike si edhe pajisja me satelite për ndërtimet pa leje. Berisha akuzon kryeministrin se po tallet me qytetarët.

"Dje thotë e hoqa fashën, sot thotë nuk është hequr. Sikur energjinë e nxjerr nga shtëpia  e tij dhe i trajton shqiptarët si askush tjetër. Ku ka rekorde botërore cinizmi. Kullën 14 kate pa leje nuk e sheh i duhet sateliti për ta parë. Nëse ka njeri që po tallet me këtë popull që po shpërbëhet në qendër të tij është Edi Rama."tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë