Ne rrjet

Zgjedhjet, presidenti bullgar: Së shpejti do ta mësojmë nëse RMV do të shkojë në Europë

Nga Gazeta 'Si'-Presidenti bullgar, Rumen Radev sot deklaroi se së shpejti do të bëhet e qartë nëse presidenti i ri dhe partia që fitoi me dallim të dukshëm në zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të punojnë për perspektivën evropiane të vendit apo do të shkojnë në drejtim tjetër.

Radev deklaratat i bëri pasi, së bashku me nënpresidenten bullgare, Ilijana Jotova vendosën lule para përmendores së ushtarit të panjohur me rastin e 9 majit.

“Shumë shpejtë do të bëhet e ditur nëse ai vend dëshiron të shkojë drejt Evropës. Qëndrimi im lidhur me Republikën e Maqedonisë së Veriut çdoherë ka qenë i hapur dhe konsistent, siç ishte me presidentët Gjorge Ivanov dhe Stevo Pendarovski, ashtu do të jetë edhe me Gordana Siljanovska Davkovën”, deklaroi Radev.

Presidenti bullgar tha se çdoherë e ka mbështetur integrimin evropian të RMV-së, “por me respektim të parimeve të fqinjësisë së mirë dhe posaçërisht kriteret të Kopenhagës për anëtarësim”.

Sipas tij, kjo do të thotë “ndryshim i Kushtetutës dhe respektim të të drejtave të bullgarëve maqedonas.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë