Politike

Zgjedhjet, Opozita e Bashkuar: Qeveria të heqë dorë nga provokimet

Të mërkurën u përmbyll me konsensus drafti për Reformën Zgjedhore, por opozita e bashkuar, përmes një njoftimi për shtyp, vëren se lëvizjet politike nuk janë aq të qeta sa duken.

“Opozita e Bashkuar kërkon miratimin pa vonesa të draftit të depozituar zyrtarisht në Kuvend, sipas Marrëveshjes Politike të 14 Janarit.

Qeveria duhet t’i përmbahet angazhimit për miratimin e Reformës Zgjedhore pa asnjë ndryshim, duke hequr dorë nga manovrat apo provokimet, që do të minonin konsensusin e arritur midis forcave politike.

Zbatimi sa më parë i ndryshimeve ligjore do të mundësonte jetësimin e garancive shtesë, përfshirë fillimin nga puna sa më parë të KQZ për implementimin e identifikimit biometrik”, thuhet në njoftimin për shtyp të opozitës së bashkuar. Opozita e bashkuar sa duket i referohet ndryshimeve kushtetuese që PS-ja po diskuton me opozitën parlamentare.

Opozita  ka një përshëndetje edhe për faktorin ndërkombëtar, lidhur me ndihmën që ata dhanë gjatë procesit, por edhe nxitjes për konsensus në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë