Kosova

Zgjedhjet në Veri, Kurti nis procedurat për largimin e kryetarëve shqiptarë (Rruga e peticionit dhe jo dorëheqja)

Qeveria e Kosovës ka nisur zyrtarisht procedurat ligjore për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri të vendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja në 4 komunat e përfshira.

Kështu raportojnë mediat në Prishtinë që e shoqërojnë lajmin me një vendim të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka caktuar grupin punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave.

Sipas vendimit të nënshkruar nga ministri, Elbert Krasniqi, ky grup duhet ta finalizojë projekt udhëzimin administrativ deri me 1 shtator 2023.

Në dokument thuhet gjithashtu se grupi punues do të mbështetët nga zyra e BE-së, përfaqësues nga ambasadat dhe OSBE-ja.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen nëse 20 për qind e votuesve në një komunë nënshkruajnë një peticion për largimin e kryetarit të asaj komune.

Ky peticion, sipas Krasniqit, më pas do të dërgohej në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), që do ta verifikonte atë dhe më pas do të niste një referendum me pyetjen se a duhet të shkarkohet kryetari.

Ndërsa, dy kryetarët nga radhët e PDK-së, në Zveçan dhe Zupin Potok, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri kishin deklaruar për Klankosova.tv se nuk e kanë opsion dorëheqjen.

Ndryshe, BE-ja ka bërë thirrje që zgjedhjet në veri të mbahen në një afat sa më të shkurtër kohor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë