Kosova

Hovenier ‘zbutet’ me Kurtin: Lista Serbe, parti opozitare e Kosovës së pavarur

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të kërkojnë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit sa i përket shtensionimit të situatës në veri të Kosovës.
“Po vazhdojmë të kemi diskutime me Qeverinë, është mirë të shohim depërshkallëzim të mëtejshme të situatës në veri. Së dyti, duam të shohim përpjekje nga të dyja palët, Kosovës dhe Serbisë, për të arritur zbatim të plotë të marrëveshjes së arritur për të ecur përpara integrimit”, tha për mediat diplomati amerikan.

Ndryshe nga herët e tjera, ambasadori ka pasur edhe një qëndrim edhe më të zbutur ndaj kryeministrin Albin Kurti, teksa ka shigjetuar Listën Serbe për kërkesat e saj. Duke iu referuar edhe për takimin me të dërguarin e posaçëm të Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ai ka theksuar se SHBA-ja kërkon dhe pret që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje.
“Pashë disa komente të Listës Serbe pas takimit dhe dua të theksoj disa gjëra. E para është që SHBA-ja e konsideron Kosovën të jetë, dhe që nga viti 2008 nga shpallja e pavarësisë, ne e kemi njohur të jetë shtet i sovran, i pavarur dhe demokratik. Puna që bëjmë ne me Listën Serbe, si parti politike e Kosovës, është puna që e bëjmë edhe me të tjera parti opozitare në Kosovë. Nuk duhet të ketë pyetje apo sugjerim për qëndrimin e SHBA-së se Kosova është tjetër", tha Hovenier.
Më tej ai shtoi se "dhe kjo përfshin veriun e Kosovës, siç e kam thënë shumë herë, ne e dimë saktësisht ku është kufiri. Është veriu i Mitrovicës". "Ne duam që Lista Serbe ta luajë rolin e vet si parti politike në Kosovën sovrane, të pavarur dhe demokratike. Ne nuk e konsiderojmë parti politike serbe, e konsiderojmë si parti e serbëve etnikë në Kosovë. Duhet ta bëjmë këtë të qartë”, theksoi Hovenier.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë