Presidenti francez Emmanuel Macron dhe rivalja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen hodhën votat të dielën në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vendit, një ripërsëritje e duelit të kandidatëve të vitit 2017.
Pjesëmarrja deri në orën 17:00 ishte 63.23 për qind, sipas Ministrisë së Brendshme, dy pikë më pak se në orën 17:00 në votime pesë vjet më parë.
Macron, 44 vjeç, kryesoi raundin e parë të zgjedhjeve më 10 prill me 27.8 për qind të votave të hedhura. Presidenti pro-BE synon të bëhet presidenti i parë që fiton rizgjedhjen që nga koha e Zhak Shirak në 2002.
Le Pen, e cila mori 23.1 për qind të votave në raundin e parë kandidon për herë të tretë për presidencën. 53-vjeçarja nacionaliste shpreson të bëhet gruaja e parë që do të mbajë këtë detyrë.
Rezultatet e para priten në orën 20:00 me orën e Parisit kur qendrat e fundit të votimit mbyllen në Paris dhe qytete të tjera. Deri atëherë, mediave franceze u ndalohet të citojnë kandidatë, ose të publikojnë sondazhe për të mos ndikojnë tek votuesit.
Rreth 48.7 milionë francezë janë regjistruar për të votuar, megjithëse anketuesit kanë paralajmëruar se pjesëmarrja mund të jetë më e ulët se në raundin e parë, kur një në katër francezë abstenoi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje