Lajme

Zgjedhjet lokale, KQZ: Transparencë për financimet

Një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi zyrtarisht punën përgatitore për garën elektorale të 30 Qershorit 2019, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, u ka bërë thirrje partive politike që të respektojnë Kodin Zgjedhor.

Ai gjithashtu bëri thirrje të bëhet transparencë për financimin e partive.

“Sfida përballohet me sukses kur zgjedhjet nuk janë vetëm çështje e institucioneve. Sfida do përballohet me sukses, kur partitë politike, sidomos ato administrative, do të pranojnë që raportet ligjore nuk formojnë privilegj apo avantazh.

Për këtë arsye kërkoj vëmendjen e partive politike të respektojnë Kodin Zgjedhor për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

KQZ ka hartuar module të aksesueshme në faqen e internetit. Këto module trajnimi vlejnë jo vetëm për komisionerët dhe numëruesit, por edhe për stafet dhe grupet vulnerabël, etj. Kjo është rruga më e mirë që çështjet të shihen si themelore për qytetarët aktivë. Me këtë rast u bëj thirrje shtresave aktive, të ndjekin kurset e trajnimit për administratorë zgjedhorë”, është shprehur Zguri.             


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë