Politike

Zgjedhjet dhe rivitalizimi i partisë, PS mbledh më 17 mars Asamblenë Kombëtare

Rivitalizimi i partisë, korrigjimi i mangësive të evidentuara gjatë mbledhjeve të   organizatave dhe anëtarësimet e reja, janë pikat që do të diskutohen në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila do të zhvillohet në mars në Durrës.

Në këtë Asamble do të miratohet udhëzimi për zgjedhjet e përgjithshme në parti, si edhe udhëzimi mbi kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të Kongresit të Partisë, bashkëkryetarët e Organizatat Socialiste dhe Këshillat Socialiste të Njësisë Administrative.

Gjithashtu, do të ketë raportime dhe diskutime nga anëtarët e Asamblesë për zbatimin e detyrave të ngarkuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë