Zgjaten sërish me tre muaj hetimet për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Shkak për shtyrjen e hetimeve është bërë pritja e një përgjigje të një letërporosie.
Vendimin për shtyrjen e kanë marrë katër prokurorët e çështjes G. Osmani, L. Mara, A. Çela, D. Prençi.
Nga hetimet e kryera, ish-ministri Tahiri dyshohet se i ka krijuar lehtësira grupit të Habilajve për kultivimin dhe më pas trafikimin e kanabisit drejt Italisë.
Këto dyshime, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka ngritur pasi në më shumë se një rast eksponentë të grupit kriminal kanë përdorur mjete motorike dhe detare në emër të ish-ministrit Tahiri.
Për këtë, prokuroria ka marrë edhe disa letërporosi nga Greqia, Mali i Zi dhe Italia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.