Njerez

Zemërarta Majlinda Kelmendi, shet medaljen për të ndihmuar fëmijët

Majlinda Kelmendi është një kampione e vërtetë edhe jashtë sportit. Kampionia kosovare në sportin e xhudos ka bërë një gjest të madh, ka nxjerrë në shitje medaljen e artë të fituar në Lojërat Olimpike të Rios në Brazil për të ndihmuar fëmijët e sëmurë.

Kelmendi, ambasadore e organizatës “Care for Kosovo Kids”, shkroi në rrjetet sociale për iniciativën e saj të fundit dhe ftoi edhe të tjerët të kontribuojnë sa të munden për fëmijët kosovarë. “Kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e vet në jetë. Për këtë kam dhuruar numrin tim, me të cilin kam fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil. Shitja e atij numri ka sjellë të ardhura për ilaçet e fëmijëve kosovarë të prekur nga kanceri. Kjo më bënë krenare.

Majlinda Kelmendi me një fëmijë. Gazeta Si, 26 tetor 2020

Ftoj që të më merrni shembull dhe të dhuroni për “Care for Kosova Kids”, që të gjithë të kenë shans në jetë. Shuma që dhuroni ju do të dyfishohet nga Banka Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijët kosovarë do të shërohen me ndihmën tuaj”, - shkruan xhudistja Majlinda Kelmendi, e cila është një nga sportistet më të suksesshme në Kosovë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë