Politike

Zelensky: Rusia nuk do të ndalet, na duhen armatime. Rama: Rrezik real për Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri Edi Rama ishin në një linjë kur bëhej fjalë për rrezikun që i kanoset Ballkanit Perëndimor nga Rusia.

"Putin është Hilteri part 2, nëse po flasim për Netflix. Është rrezik i madh.  Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar situatën. Rusia nuk do të ndalet. Rusia nxjerr përfundime nga gabimet që i ka bërë në territorin e Ukrainës dhe do të destabilizojë edhe më tej, do të përdorë taktika tjera" tha Zelensky.

Edhe kryeministri Rama pranoi rrezikun e destabilizimit të rajonit nga Rusia dhe theksoi dhe nevojën e integrimit sa më parë të vendeve të rajonit në BE.

‘Ka një rrezik të qartë e real për Ballkanin Perëndimor për shkak të agresionit rus. Të gjithë duhet ta shohin se ajo që po ndodh atje mund të përsëritet në mënyra të ndryshme duke vënë në pikëpyetje themelet e rendit botëror të mbështetura në rregulla” tha Rama

Rama

Në një konferencë të përbashkët me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të vijojë mbështetjen ndaj Ukrainës.

'Doja të kisha një ide të qartë! Çfarë fiton Shqipëria në rrugëtimin e saj në integrimin në BE. Ne e kemi mbështetur Ukrainën dhe me paketa mbështetje të cilat nuk janë hua dhe nuk janë as pjesë e ndonjë biznesi. Kurrë nuk i kemi kërkuar Ukrainës të paguajë mbrapsht. Do të bëjmë gjithçka që mundemi. Jemi të vetëdijshme se për atë front lufte kjo është diçka e vogël.

Ne po e bëjmë për veten tonë drejtpërdrejtë kështu. Ky nuk është kërcenim ekzistencial vetë për Ukrainën por ndaj gjithçkaje që ne mendojmë se duhet të jetë e ardhmja jonë. E ardhmja jonë është BE. Nuk duhet ta shohim të shpërbëhet. Ka pasur shumë sanksione kundër Rusisë. Rritja e çmimeve e kostos së jetesës, janë pjesë e planit për ta bërë opinionin publik që të nisë dhe të thotë nuk mund të vazhdojmë e ta mbështesim Ukrainën. Nëse i merr një të varfri diçka, nuk do ta bëjë të ndryshojë mendje, por po ti marrësh një të pasuri diçka ai mund të humbasë mendje. Kjo është e qartë. Ne po kërkojmë të bashkohemi me BE-në dhe të kemi bashkëpunim të plotë në këtë rajon që është në zemër të BE-së. BE është i vetmi realitet që ka dy fëmijë një jashtë e një brenda. Duam të integrohemi krejtësisht me këtë trup. Po të jetë kështu do të mbetemi pas një të ardhme. BE nuk është parajsë, por ska asnjë dyshim që është një ferr i gëzueshëm.  Kjo që kërkojmë është gjëra më thelbësore që duhet të kuptojmë”, tha Rama. Kjo deklaratë sipas tij tij nuk duhej parë si retorikë.

“Nuk është retorikë. Ju e keni parë në rajon hera herës sesi ndikimi rus ka mbjellë destabilitet nga një vend në një tjetër. Nëse mbetemi bashkë e në këmbë vjen falë aspiratës për të qenë pjesë e BE-së, do të jetë më e lehtë të kërkohet haviar shampanjë e gjak, në vend që të kërkohen reforma” tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se nuk duhet të përsëritet më e shkuara.

“Për mua është përgjigja më e qartë për faktin se ku mund të shkojë bota nëse në ndjekim logjikën e Putinit për justifikimin e një lufte. Duke i bërë thirrje të shkuarës. Kjo është perandoria mongoleze Rusia është brenda saj. Ai që e publikoi këtë erdhi pas intervistës së Putinit. Merreni me mend sikur në këtë rajon të gjithë t’ja nisin të mendojnë që ti shohin marrëdhëniet ndërkombëtare të mbështetura në harta. Do të ishte një luftë që nuk do të merrte kurrë fund. Jo të gjithë po e kuptojnë sot se për Putin të sulmojnë Ukrainën nuk ka të bëjë vetëm Ukraina, por është një sulm kundër bashkësisë së vendeve demokratike. Jo se Rusia do të pushtojë Gjermaninë, por nëse kjo logjika e ndezjes së një lufte bazuar në lavditë e kohëve të shkuara e hartat e një kohe tjetër, ne nuk do të jetojmë më në botën që njohim por më i fuqishmi do të vendosë e të drejtat do të minohen”, tha Rama.

Më tej ai shtoi:“Ajo që po ndodh sot në Ukrainë është një tjetër mësim që na thotë se nuk duhet të biem pre e relativizmit të këtij konflikti, të dy palëve. Ka një agresor dhe ka një viktimë. Gjithçka tjetër është çorientuese. Ne së bashku ndamë disa mendime, nuk jemi një rajon pa probleme. nëse do të ndezësh një luftë e ke të vështirë të gjesh histori, apo një mesazh që mbështete në lavditë e së shkuarës. Jetojmë në një terren ku është derdhur shumë gjak për shkak të luftës kundër njëri tjetrit. Duhet të vazhdojmë që të punojmë së bashku ën një mënyrë të tillë për atë që është interes i përbashkët i joni, por në mënyrë paqësore. Na duhet të forcojmë demokracinë tonë. Po ka një rrezik të qartë e real për Ballkanin perëndimor për shkak të agresionit rus. Të gjithë duhet ta shohin se ajo që po ndodh atje mund të përsëritet në mënyra të ndryshme duke vënë në pikëpyetje themelet e rendit botëror të mbështetura në rregulla. Kjo është mesjetë! E shoh Ukrainën lidhjen me këtë komunitet vendesh që aspirojnë të futen ën BE si një vlerë e shtuar. Lufta mund të ndodhë nuk duhet të luajmë me zjarrin. Duhet të ruajmë një mendim të qartë. Nuk ka të bëjë vetëm më Ukrainën, por me ne”

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek mbështetja me municione për Ukrainën. Rama tha se shpesh kjo mbështetje ngec nga shtetet e mëdha për shkak të politikës së brendshme apo çështjeve burokratike.

"Shqipëria është një anëtare krenare e NATO-s, edhe pse e vogël, bashkë me gjithë partnerët nga Uashingtoni në Bruksel kemi dënuar agresionin dhe ne kemi bërë gjithçka mundur dhe do vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndihmuar Ukrainën me të gjitha mjetet. Në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm për kapacitetit tona, jemi të ndërgjegjshëm që ajo për të cilën ka nevojë Ukraina është mbështetja e të gjithëve, por para së gjithash mbështetja dhe ndihma e më të mëdhenjve dhe të pasurve. E shohim me shqetësim që kjo mbështetje ndonjëherë, ngecet sepse Ukraina shndërrohet në një çështje të politikës së brendshme të një vendi apo një tjetri, apo se ndodhin vonesa të gjata burokratike. Nga ana tjetër kemi një agresor që nuk ndalet për as një sekondë së godituri në përpjekjen për të aneksuar edhe më shumë territor duke marrë në mënyrë të pamëshirshme jetë të pafajshme dhe duke shkatërruar Ukrainën dhe ta bëjë shumë të vështirë për familjet, gratë, fëmijët që të jetojnë një jetë normale", tha Rama.

Zelensky

Duke iu përgjigjur një pyetje lidhur me një deklaratë të diskutueshme të presidentit francez Macron për një pakt mes vendeve për të çuar armatime në Ukrainë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se vendet duhet të përgatiten për luftë.

   "Së pari kam pasur një takim shumë të mirë me Macron dhe ishte një takim me shumë nisma. Jo një nismë, por shumë dhe do të flas për të gjitha ato, koalicioni për artilerinë. Gjëra shumë konkrete. Ne duhet të mbrohemi dhe do të thotë që duhet të kemi vendime konkrete. Prandaj nuk mund të ndajë shifrën për artileri apo armatime, pra ne na duhet që të mbijetojmë, kjo do të thotë që gjithçka, çdo lloj ndihme duhet të na arrijë në kohë. Kjo është nisma më e mirë e të gjithëve, që të na i sillni armatimet në kohë. Nëse është marrë vendimi që do na mbështesni, nëse do fitojmë apo jo kjo varet nga kjo pikë. Ne folëm shumë për çështje të inteligjencës, dronë, bashkëprodhim.

U fol për disa ide se si mund të fuqizohej Ukraina dhe tha se do i ndajë me mua kur të vijë në Ukrainë, në mes të këtij muaji, në mes të marsit. Ai do i ndajë këto ide me mua kur të takohemi sepse do njoh me hollësi planin e tij. Kur ne ndajmë me njëri tjetri, nisma iniciativa, këto janë hapi i dytë i katërt, por hapi i parë është mbrojtja. Ne kemi disa pyetje për këto paketa, europianë dhe SHBA. E falënderojmë SHBA, BE dhe Mbretërinë e Bashkuar, por duhet të qëndrojmë të fortë se s’kemi alternativë, se të gjithë ne duhet të përballemi me një vrasës. Hitleri part 2, nëse po flasim për Netflix. Është një rrezik i madh që i kanoset jetës sonë, të gjithë duhet të përgatitemi që të jemi të fortë, për hapat e tjerë që do marrë Putin. Nëse nuk e bëjmë këtë ose nëse duam që ai mos t’ia dalë mbanë ne duhet të përgatitemi për luftë, me armatime. Ne duam të jemi të fortë, ne Putin duhet ta mundim”, tha Zelensky. Ai u shpreh pro integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

"Ne mbështesim edhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, por duhet edhe ju të na mbështesni ne. Faleminderit për bashkëpunimin. Ajo u shpreh edhe nga Rama, është e një rëndësi e madhe për ne. Ukraina si edhe gjithë rajoni i Europës Juglindore, duhet të vijojmë që së bashku të ecim para, të merrni pjesë në samitin global të paqes, të na mbështesni në planin me 10 pika për paqe. Puna për paqe është një punë që duhet ta bëjmë të gjithë së bashku. Lufta dhe ne jemi shumë më shumë se një person i vetëm agresori. Më lejoni të falënderoj për këtë samit Ramën, lavdi Ukrainës", tha Zelensky.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë