Futboll

“Zebra qesh, shqiponja fluturon”, Lapo Elkan bën ironi me Interin

Pas 24 javësh kampionat, ka ndryshuar renditja e Serisë A, ku pas Juventusit është Lacio dhe në vend të tretë Interi. Fitorja 2-1 me përmbysje ndaj Interit rival ka bërë që Lacio ta parakalojë dhe të besojë realisht për titullin kampion në Itali, duke qenë se diferenca me Juventusin është vetëm 1 pikë.

Rezultati i sfidës Lacio-Inter ka sjellë buzëqeshje edhe në kampin juventin, pasi Interi ka mbetur 3 pikë prapa në garën që duket se do të mbetet e hapur deri në fund të kampionatit. Biznesmeni i njohur italian, Lapo Elkan, pjesëtari i familjes Anjeli që ka në pronësi Juventusin, ka bërë ironi, duke vënë gishtin në plagën e interistëve me një mesazh në Tuiter, ku shkruan: “Zebra qesh, shqiponja fluturon”. Elkan i referohet fitores së Lacios, që ka si simbol shqiponjën, fitore që ka sjellë kënaqësi edhe te Juventusi, simboli i të cilit është zebra.

Lapo Elkan, duke festuar me një trofe të Juventusit. Gazeta Si, 17 shkurt 2020

Ende nuk ka pasur një reagim nga ana e klubit të Interit në lidhje me këtë mesazh. Situata duket se ka filluar të nxehet para kohe. Juventusi dhe Interi do të ndeshen mes tyre më 1 mars dhe kjo ndeshje, apo derbi i Italisë, siç quhet, do të përcaktojë shumë sa i takon titullit. Për momentin, situata është e gjitha në favor të Juventusit.

Postimi ironik i Lapo Elkan. Gazeta Si, 17 shkurt 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë