Lajme

Zbuloi plagjiaturën e zv.ministrit të Arsimit, emërohet në vend të tij

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot të emërojë shkencëtarin Taulant Muka, si zv.ministër të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Zyrtari i ri i qeverisë, jeton dhe punon prej pak vitesh në Danimarkë dhe tashmë me detyrën e re do t’i duhet të zhvendoset në Tiranë.

Muka zëvendëson në këtë post Edvin Demon, i cili u denoncua pikërisht nga zv.ministri i ri për plagjiaturë, për një artikull me titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011.

Akuzat publike bënë që Demo të jepte dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit më 19 tetor të këtij viti.

“EMËRIM NË DETYRË – Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Z. Taulant Muka emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, lexohet në njërin prej vendimeve të ditës së sotme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë