Greqia ka zbuluar sot në Selanik rastin e parë të variantit të Covid-19 nga Afrika e Jugut.
Zbulimi i këtij mutacioni në vendin fqinj ka alarmuar qeverinë dhe ekspertët, të kanë cilët i druhen përkeqësimit të mëtejshëm të situatës epidemiologjike për shkak edhe të pranisë së variantit britanik.
Zv/ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias u nis drejt qendrës ku u zbulua rasti i mutacionit të ri. Ndërkohë specialistët e sëmundjeve infektive thirrën një takim urgjent për të diskutuar në lidhje me rastin dhe mundësinë e izolimit të infeksionit.
Deri tani në vendin fqinj ishte zbulur vetëm mutacioni britanik i koronavirusit. Numri i rasteve të mutantit britanik që është regjistruar është 66, por ekspertët vlerësojnë se është shumë më tepër në realitet.
Tipi, 501Y.V2, i cili u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut, mbart mutacione që ndryshojnë proteinën sipërfaqësore të virusit dhe zvogëlon efektivitetin e antitrupave kundër SARS-CoV-2.
Varianti vlerësohet të jetë 50% më ngjitës, ndërsa vlerësohet se i shpëton imunitetit një në pesë personave që janë infektuar me koronavirusin e ri në të kaluarën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.