Politike

Zbulohet data, më 4 mars inaugurohet baza e NATO-s në Kuçovë

Më datë 4 mars do të inaugurohet Baza Ajrore Taktike e NATO-s në Kuçovë.

Lajmin për inaugurimin në mars të bazës Ajrore Taktike të NATO-s e dha fillimisht Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Të shtunën është konfirmuar edhe data se kur.  

Blinken tha në Tiranë se  “fakti që pak javë më vonë do të përurohet baza ajrore e Kuçovës, është një mënyrë për të nënvizuar dhe theksuar angazhimin që Shqipëria ka bërë ndaj NATO-s dhe NATO ka ndaj Shqipërisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë