Politike

Zbardhet vendimi, kujt do t’i preket paga, nga Rama e deri tek anëtarët e bordeve

Nga fjala tek letra. Kryeministi Edi Rama paralajmëroi pak ditë më parë përgjysmim të pagave për disa kategori të administratës në kuadër të masave që po merren në këtë kohë pandemie.

Sonte në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi i Këshillit të Ministrave ku shpjegohen kategoritë që preken nga paga.     

Me propozim të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, Këshilli i Ministrave vendosi që Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 deri në përfundim të saj, por jo më shumë se tre  muaj, përfitojnë page mujore neto në masën 50% të pagës mujore neto aktuale.

Nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore, të cilët janë anëtarë të këshillave, të bordeve apo të komisioneve të  institucioneve të administratës shtetërore, të institucioneve publike të arsimit të lartë, të njësive të fondeve speciale, të ndërmarrjeve shtetërore  dhe të shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, për periudhën nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, por jo më shumë se tre muaj, nuk do të përfitojnë shpërblimin mujor përkatës.

Përjashtohen nga rregulli sa më sipër, nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore të cilët janë anëtarë të këshillave, bordeve apo komisioneve të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë