Rend dhe Ligj

Zbardhet atentati në Shkodër/ Në pranga autori, pas të shtënave u arratis në Berlin

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur 2 ditë më parë, në Shkodër, ku u plagos me armë zjarri shtetasi S. B.

Strukturat hetimore, bazuar në provat dhe në informacionet e siguruara, identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin S. K.

Blutë siguruan informacion se autori i dyshuar kishte udhëtuar drejt Berlinit. Me koordinim të autoriteteve të dy vendeve, është kapur në qytetin e Berlinit 68-vjeçari shkodran.

Kujtojmë se ai qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit të markës “Citroen”, për të vrarë shtetasin S. B., banues në lagjen “Guerile”, Shkodër. Rezulton se ashtu si objektivi, edhe autori ishte banues në lagjen “Guerile”.

68-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Më parë, blutë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën me të cilën është ekzekutuar vepra penale, një AK-47, së bashku me krehra me fishekë, si dhe automjeti i përdorur për transportimin e autorit. Policia e Shkodrës po vazhdon hetimet për të zbardhur të gjithë rrethanat e ngjarjes dhe për të vënë përpara drejtësisë dhe autorë të tjerë të mundshëm të implikuar


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë