Politike

Zaev ndryshon mendje, pas konsultimeve nuk e jep dorëheqjen

Agjencia e lajmeve italiane ANSA dha lajmin se Zoran Zaev kishte dhënë dorëheqjen e këtë e kishte bazuar në burimet diplomatike. Me kthim nga Brukseli në Shkup mësohet se Zaev ka mbledhur qeverinë dhe ka diskutuar mbi vendimin e dhënë nga Këshill Europian që refuzoi çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Fillimisht do të kishte një deklaratë nga qeveria e Shkupit që hidhte poshtë lajmin e dhënë nga ANSA. Pasditen vonë Zaev është mjaftuar që të japë një konferencë për median, duke bërë të qartë se do vijojë reformat në vend.

Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev. Gazeta SI, 18 tetor 2019


Kryeministri Zoran Zaev mësohet se ka komunikuar edhe me kryeministrat e Gjermanisë, Suedisë, Bullgarisë, Sllovenisë, Maltës dhe liderë të tjerë evropianë, përfshirë edhe me eurokomisarin Johanes Han. “Nga të gjithë liderët evropianë arritën porosi të qarta me mbështetje që shteti të vazhdojë në rrugën në të cilën është nisur, të vazhdojë me reformat dhe integrimet”, informon MIA.
Vetë qeveri Shkupit në këtë komunikatë për median shprehet se “Vendimet merren vetëm sipas interesave më të larta të shtetit dhe të qytetarëve. Sapo të ketë vendime të jenë përfundimtare menjëherë do të thuhen para opinionit”, thonë nga Qeveria.
Gjithashtu mësohet se Zaev ka zhvilluar konsulta edhe me parnerin e koalicionit, liderin e partië shqiptare, Ali Ahmeti të Bashkimit Demokratik. Pikërisht kto negociatave që edhe qeverisë e Shkupit i cilëson si intensive duket se kanë bindur Zaevin të mos e japë dorëheqjen. Më herët idenë e tij e dorëheqjes e kishte përmendur edhe kryeministri i Bullgarisë, Borisov i cili kishte këshilluar Zaevin që të mos e ndërmerrte një vendim të tillë. Refuzimi i prerë i presidentit francez Macron ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut u pa skeptizicëm. Në Shkup opozita VRMNO-DPMNE bëri thirrje menjëherë për protesta, ndërsa presidenti Pendarovksi ka thirrur në takim konsultues të gjithë liderët e partive politike.
“Jam i bindur se tani është koha për të treguar unitet rreth orientimit tonë strategjik, pavarësisht dallimeve legjitime politike për shumë çështje,” ka deklaruar kreu i Shtetit Stevo Pendarovski në fjalimin e drejtuar qytetarëve të vendit. Gjëja më e rëndësishme është që ne të riafirmojmë qëndrimet tona për integrimin evropian që nuk kanë alternativë të qëndrueshme, u shpreh Pendravoski, duke njoftuar edhe takimin me drejtuesit e partive kryesore politike të dielën.

 

Më Shumë