Muzike

“Zâ-Fest” vjen shumë shpejt, kësaj here online për të sjellë pak dritë shprese

Edicioni i katërt i eventit “Zâ-Fest” do të realizohet online. Kantautori shqiptar me banim në Francë, Vlashent Sata bëri të ditur se pjesëmarrës në këtë festival do të jenë përsëri artistët shqiptarë por edhe ata të diasporës.
Nëpërmjet një statusi të bërë në Facebook, Sata shprehet se pavarësisht situatës së vështirë e cila prej disa kohësh është krijuar në vend, “Zâ-Fest” edhe këtë herë do të sjellë pak dritë shprese.
“Të dashur miq, këtë vit më shumë se kurrë, nuk donim të mungonim për ju, ndaj njoftojmë se Zâ Fest 4 vjen online këtë vit. Ndonëse të gjithë e njohim situatën e vështirë në të cilën ndodhemi, nuk duam gjithsesi të mungojmë, e të sjellim pak dritë shprese. Së bashku do të shihemi shumë shpejt nëpërmjet ekraneve të rrjeteve tona sociale”, thuhet në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë