Njerez

Yuri Kim vlerëson Dua Lipan pas darkës: Yll më shumë se jashtë skene

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e mbylli ditën e parë të vizitës në Tiranë me një darkë me Ambasadoren Yuri Kim.

Kryediplomatja e SHBA në Tiranë ishte ajo që ndau një foto bashkë me përshtypjet që i la takimi me këngëtaren shqiptare.

“Më pëlqeu të shijoja një darke më Dua Lipën dhe familjen e saj, si dhe me miqtë e saj. Bisedë e mahnitshme në lidhje me njohjen e fuqisë dhe përgjegjësisë që të gjithë kemi, edhe nëse nuk jemi zgjuar ende për ta bërë botën thjesht pak më të mirë, secili në mënyrën tonë. Dua është një super yll i mirëfilltë aq më shumë jashtë skenës”, shkruan Yuri Kim.

Dua Lipa mbërriti në Tiranë ditën e premte, ku u takua me Kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun, Erion Veliaj. E shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, këngëtarja inspektoi nisjen e punimeve për rindërtimin e Kopshtit 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Këngëtarja shqiptare do të financojë mobilimin e plotë të kopshtit, me kapacitet 300 fëmijë, ndërsa godina po ndërtohet me ndihmën e Fondit të Katarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë