Politike

Yuri Kim takon kreun e SHISH: Me rëndësi bashkëpunimi SHBA-Shqipëri  

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është takuar të enjten me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

“Yuri Kim ka vizituar sot Vlora Hysenin, Drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, për ta uruar për emërimin e ri dhe për t’i uruar suksese në këtë rol të rëndësishëm.

Ato ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri në sigurinë kombëtare dhe inteligjencën. Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë me efektivitet sfidat”, shkruhet në postimin në Twitter, të Ambasadës së SHBA.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë