Lajme

Yuri Kim – Sejkos: Do të vazhdojmë të ndihmojmë Shqipërinë

Sejko: Do të moderrnizojmë sistemin e pagesave për të parandaluar më tej pastrimin e parave.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një bisedë telefonike me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Yuri Kim është shprehur se “ në fokus ka qenë dhe do të jetë modernizimi i mëtejshëm i sistemit të pagesave, i cili luan një rol mjaft të rëndësishëm si në edukimin dhe përfshirjen financiare të popullsisë, ashtu dhe në rritjen e formalizmit të mëtejshëm të ekonomisë, duke shërbyer njëkohësisht edhe si një masë shtesë në drejtim të parandalimit të pastrimit të parave.”

Sejko gjithashtu duke folur për sistemin bankar dhe masat e marra nga BSH për tu përballur me situatën, i tha ambasades Kim se “ përhapja e pandemisë COVID-19 në Shqipëri përbën një sfidë edhe për ekonominë dhe sektorin financiar. Për këtë arsye Banka e Shqipërisë ka marrë në analizë situatën e krijuar si dhe efektet e mundshme të saj në ekonominë e venditdhe Banka e Shqipërisë është e gatshme të përdorë të gjitha instrumentet e nevojshme ligjore e rregullative që disponon, në bashkëpunim me gjithë autoritetet në vend, me qëllim kapërcimin e kësaj situate dhe krijimin e premisave për një rimëkëmbje sa më të shpejtë të ekonomisë si dhe të ruajtjes së parametrave makroekonomikë dhe stabilitetit të çmimeve e atij financiar në vend.”

Kurse Ambasadorja Kim tha se SHBA do të ofrojë të gjithë mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme në këtë situatë, të cilat do ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin midis dy vendeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë