Lajme

YouTube kopjon TikTok, teston risinë “short videos”

YouTube po teston një veçori të re për përdoruesit e aplikacionit në celular, që i lejon ata të regjistrojnë video të shkurtra që zgjasin jo më shumë se 15 sekonda – dike imituar në ketë mënyrë aplikacionin TikTok. Për momentin gjithçka është në fazë eksperimentale dhe nuk është caktuar asnjë datë se kur ky funksioni do të vihet në dispozicion për përdoruesit e rrjetit më të madh të videove online, në pronësi të Google. "Ne po testojmë mundësinë që përdoruesit të regjistrojnë video të shkurtra direkt në aplikacionin YouTube," shkroi Google në një postim në blogun zyrtar.

TikTok është një aplikacion për shpërndarjen e videove në internet dhe zotërohet nga një kompani kineze. Përdoruesit e saj mund të xhirojnë video, të montojnë dhe të ndajnë me të tjerët fragmente 15 sekondëshe të ditës së tyre. Këto fragmente mund të pasurohen me filtra, muzikë, animacione, efekte speciale e shumë më tepër. Si në çdo aplikacion apo platformë tjetër, përdoruesit mund të ndjekin njëri tjetrin, të pëlqejnë postimet apo të komentojnë.

TikTok dhe versioni i tij kinez Douyin raportuan një rritje dhjetëfish të të ardhurave, duke arritur në 78 milion dollarë. Kjo është më shumë se YouTube, Tinder dhe Netflix, të cilat fitojnë nëpërmjet pagesës mujore. Tregu kinez, ku aplikacioni njihet me markën lokale Doujin, përbën 86.6% të të ardhurave, i ndjekur nga Shtetet e Bashkuara me 8.2%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë