Njerez

Ylli i YouTube Austin Jones dënohet me 10 vjet burg

Ish-yll i YouTube është dënuar me dhjetë vjet burg në SHBA pasi u shpall fajtor për keqpërdorim të imazheve të fëmijëve.

Austin Jones pranoi se u ka kërkuar video seksuale gjashtë vajzave të mitura, duke u thënë se nëse ata donin të vërtetonin se ishin fanset e tij të zjarrta, duhet t’i dërgonin video me mesazhe private.

Jones kishte ndërtuar një profil të bazuar në coverat e këngëve të njohura pop. 26-vjeçari kishte 500,000 abonentë në YouTube dhe 225,000 në Twitter. Të dy llogaritë tani janë fshirë.

YouTube bllokoi reklamat në kanalin e Jones-it pas arrestimit të tij në vitin 2017, por u kritikua që ishte i ngadalshëm për ta fshirë kanalin e tij tërësisht.

Jones, nga Illinois, ka pranuar gjithashtu të përdorte Facebook-un në rreth 30 raste të tjera për të tërhequr vajzat nën moshë që t'i dërgonin fotografi dhe video eksplicite.

Ai u tha disa prej këtyre vajzave se videot ishin pjesë e një mundësie modelingu dhe të tjerëve që ai do t'i ndihmonte për të rritur llogaritë e tyre të Instagram.

"Prodhimi dhe marrja e pornografisë së fëmijëve janë vepra jashtëzakonisht serioze që kërcënojnë sigurinë e fëmijëve dhe komuniteteve tona", tha një avokate amerikane, Katherine Neff Welsh në një deklaratë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë