Njerez

Ylli i “Shtëpiakeve të Dëshpëruara” bëri vetëm 11 ditë burg

Aktorja e “Shtëpiakeve të Deshpëruara”, Felicity Huffman, është liruar nga burgu pas 11 ditësh ndërkohë që ishte dënuar me 14 ditë për shkak të skandalit në shkollën e vajzës së saj.

Huffman u dënua me 14 ditë burg në një burg në Alameda, Kaliforni në 13 shtator. Gjyqtarja Indira Talëani i tha asaj, “Rindërto jetën tënde pas kësaj. I ke paguar borxhet e tua”.

Felicity u akuzua se kishte paguar 15000 dollarë për të ndryshuar rezultatet e një testi SAT në të cilin kishte marrë pjesë e bija. Akuza zyrtare ishte “komplot për të kryer një mashtrim me postë”, dhe zakonisht dënohej me deri në 6 muaj burg. Avokatët e saj i kërkuan gjykatës që në vend të një kohë kaq të gjatë në burg ajo të vëzhgohej për gjatë një viti dhe të bënte 250 orë shërbimi për komunitetin, bashkë me një pagesë prej 20000 dollarësh.

Felicity Huffman me familjen e saj

Huffman u lirua më herët për shkak të një politike të burgjeve e cila i lejon të burgosurit të dalin përpara datës së tyre zyrtare nëse “bie e shtunë, e dielë apo pushim zyrtar, në ditën e fundit të javës, vetëm nëse nuk është e nevojshme që i burgosuri të ndalohet për një juridiksion tjetër që kërkon mbajtjen në paraburgim, ose për ndonjë arsye tjetër që tregon se nuk duhet të lirohet deri në datën zyrtare të vendosur nga gjykata”.

Është e vështirë të thuhet se çfarë do të ndodhë tani me Huffman, ajo ka akoma një shumë prej 30000 dollarësh për të paguar, 250 orë shërbim komuniteti dhe 1 vit nën mbikëqyrje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë