Njerez

Ylli i Armenisë, letër të hapur për Trump, Putin dhe Macron: Ndaleni luftën!

Henrik Mkhitarian ngre zërin në mbrojtje të vendit të tij, Armenisë. Lojtari i Romës, i grumbulluar me kombëtaren armene aktualisht, u është drejtuar me një letër të hapur tre liderëve botërorë, presidentit amerikan Doland Tramp, presidentit rus Vladimir Putin dhe atij francez Emanuel Macron, për të ndalur sulmet e Azerbajxhanit në Nagorni Karabakh, një vend i deklaruar i pavarur dhe i populluar më shumë nga armenët.

Henrik Mkhitarian me fanellën e Romës. Gazeta Si, 7 tetor 2020

Letra e Mikhitarian
"Jam një sportist profesionist që përfaqësoj plot krenari në gjithë botën Armeninë. Sot po ju shkruaj këtë letër me një shqetësim të jashtëzakonshëm. Bota është dëshmitare e një lufte tragjike dhe të paprecedentë në Nagorni Karabakh, ndaj më lejoni të shpreh shqetësimin e thellë se vendi im është në rrezik.

Lufta ka hyrë në javën e dytë dhe Armenia dhe Artaskh vazhdojnë të mbrojnë vendin me të drejtën e të qenit një komb i pavarur, e të ekzistuarit në territoret e veta historike dhe të gëzojnë trashëgiminë e vlerave kristiane të njohura në gjithë botën. Me intensifikimin e luftimeve gjatë ditëve të fundit, është shumë trishtuese të shohësh se si ushtria e Azerbajxhanit po sulmon lehtësisht shkolla, çerdhe, rezidenca civile, spitale dhe qendra të tjera në kryeqytet dhe në qendra të tjera të banuara.

E gjitha kjo është një krim lufte dhe situata është limitin e një katastrofe humanitare. Dhe kjo ndodh me ndërhyrjen e ushtarëve të huaj dhe në kufi me Konfederatën ruse dhe Bashkimin Europian, çka përbën një kërcënim direkt edhe për vendet tuaja. Jemi të vetëm në betejën tonë kundër terrorizmit ndërkombëtar. Si aleatë historikë të Armenisë, ndërhyrja juaj për të ndalur luftën, është e një rëndësi jetike.

Të rinjtë tanë po vriten në frontin e luftës, ndërkohë që duhet të kenë mundësinë për të marrë pjesë në ndërtimin e të ardhmes së vendit. Nga thellësia e zemrës ju kërkoj të bëni gjithçka që keni mundësi për të ndërprerë këtë tragjedi dhe për t’i çuar palët në negociata paqësore".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë