Lajme

Yjet e Hollivudit nuk shkëlqejnë si dikur

Në vitet ’90 e diç më tej, pëlqimet e Julia Roberts, Will Smith, Tom Hanks dhe Jim Carrey në mënyrë rutinore përcaktonin edhe pagat që ishin mbi 20 milionë dollarë për secilin film ku ata ankoroheshin, si edhe gëzonin një pjesëmarrje në përfitimet shtesë mbi çdo biletë të parë të shitur në biletari.

Këto ditë të lavdishme kanë ikur dhe numri i aktorëve që mund të kërkojë paketa pagesash si këto më lart është mpakur. Pjesë e problemit është se super heronjtë e maskuar dhe kalorësit Jedi janë bërë një tërheqje e madhe në kinema. Përmasa e një fundjave premiere nuk tërheq më nga popullariteti i aktorëve që zbukurojnë posterat. Efektet speciale janë yjet e këtyre ditëve dhe vendi ku studiot shpenzojnë tufat e parave të tyre.

Nuk lotojmë për të famshmit e Hollivudit – ata po ia kalojnë shumë mirë, faleminderit shumë!

Pak aktorë, si Dwayne Johnson, Vin Diesel dhe Robert Downey Jr., munden ende të marrin tavanin e 20 milionë dollarëve për një film të madh, megjithëse ato çeqe dorëzohen zakonisht vetëm për instalime madhore franchise dhe shpesh lidhen me arritjen e një shifre domethënëse rekordet e biletarive.

Robert Downey Jr në filimin Iron Man

Në fakt, performanca e Downey –it si “Iron Man” është me aq përfitim sa ai bën para  edhe për paraqitjet  cameo. Aktori mori 10 milionë dollarë për 15 minuta kohë në ekran në filmin “Spider-Man: Homecoming.” Ta marrësh atë për t’u shfaqur për një aventurë me në qendër Iron Man do të duhej më shumë se dyfishi i asaj shume.

Aktorë të tjerë janë të gatshëm të xhonglojnë artin dhe tregtinë, edhe nëse kjo do të thotë të kenë shkurtime page. Leonardo DiCaprio vlen 20 milionë dollarë në një film që kënaq turmën si “Inception” , por i përgjysmohet rroga për filmin e Quentin Tarantino-s “Once Upon a Time in Hollywood” ( Na ishte njëherë në Hollivud).

Leonardo DiCaprio në filmin Inception

Shpesh, yjeve u kërkohet të vënë bast për veten. Aktorë dhe regjisorë të cilët punojnë për specialistit e filmave të horrorit me buxhet të ulët Blumhouse marrin vetëm një përqindje, që rritet me pak dollarë në javë dhe e ndihmon produksionin të mbajë kostot e ulëta.

Në këmbim, ata marrin një shije të fundit të filmit, që mund të çojë në një pagesë të pasur ditore, siç e zbuloi Ethan Hawke kur u shfaq më 2013 –ë në “The Purge”. Filmi kapi një shifër prej 89.3 milionë dollarë në të gjithë botën, duke i dhënë Hawke-ut një bonus prej 2 milionë dollarësh.

Studiot janë bërë edhe më dorështrënguara duke i hequr yjet nga ndarja e përfitimeve nga filmat me buxhet të madh, duke parapëlqyer të mbajnë më shumë fitimet e biletarive të filmave të suksesshëm për vete. Por kjo nuk është gjithmonë e mundur. Diesel, për shembull, ka bërë të parin “Fast and Furious”, në vitin 2000, në një kohë ku askush nuk kishte imagjinuar një film rreth ca kriminelëve automobilistikë që ishin të aftë të frymëzonin 1/8  një franchise multi miliarda dollarë. Kjo e bëri Diesel-in të bënte gjithnjë e më shumë marrëveshje të pasura ndërsa vijonin seritë e filmit, përshi edhe sigurimin e krediteve si producent gjithashtu.

Ndonjëherë yje të nivelit të Tom Cruise apo Brad Pitt-it mund të kërkojnë bonuset e tyre të paguhen përpara, madje përpara se të nisë xhirimi apo përpara se filmi të dalë në kinema.

Dhe ka mënyra të tjera për të fryrë paketat e pagesave.

A ju duhet akses në 104 milionë ndjekësit e Instagramit të Johnson-it? Kjo do ju kushtojë. Ylli i “Rampage” kërkon një honorar prej 1 milion dollarësh për mediat sociale si pjesë e paketës së tij për filmin e ardhshëm “Red Notice”; kjo përfshin promovimin e filmit në bazë të pëlqimeve në Twitter dhe Facebook.

Pagesa yjesh

Një shembull të pagesave  të disa prej aktorëve më të paguar

Daniel Craig              “Bond 25”                                                     (2019)              $25M

Dwayne Johnson      “Red Notice”                                                (2020)              $22M

Vin Diesel     “          The Fate of the Furious”                             (2017)              $20M

Anne Hathaway       “Barbie”                                                        (2020)              $15M

Jennifer Lawrence    “Red Sparrow”                                            (2018)              $15M

Seth Rogen                “Flarsky”                                                      (2019)              $15M

Tom Cruise               “The Mummy”                                            (2017)              $11-$13M

Harisson Ford           “Indiana Jones 5”                                        (2020)              $10-$12M

Sandra Bullock         “Minions”                                                    (2015)              $10M

Leonardo Dicaprio   “Once Upon a Time In Hollywood”         (2019)              $10M

Robert Downey Jr.   “Spider-Man: Homecoming”                     (2017)              $10M

Kevin Hart                 “Jumanji: Welcome to the Jungle”            (2017)              $10M

Chris Pratt                 “Jurassic World: Fallen Kingdom”           (2018)              $10M

Emily Blunt               “Jungle Cruise”                                            (2019)              $8-$10M

Bryce  Howard         “Jurassic World: Fallen Kingdom             (2018)              $8M

Tom Hardy               “Venom”                                                       (2018)              $7M

Ryan Gosling            “First Man”                                                   (2018)              $6.5M

Jack Black                  “Jumanji: Welcome to the Jungle”            (2017)              $5M

Michael B. Jordan     “Creed 2”                                                      (2018)              $3-$4M

Ethan Hawke            “The Purge”                                                  (2013)             $2M


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë