Futboll

Yjet e futbollit që u tërhoqën në 2019, sa shumë interistë!

Gjatë vitit që po lëmë pas bota e futbollit ka humbur shumë futbollistë të mëdhenj, të cilët kanë vendosur t’i japin fund karrierës, duke varuar “këpucët në gozhdë”. Janë jo të paktë kampionët e mëdhenj që nuk do t’i shohim më në fushat e blerta. Mes tyre janë disa që në periudha të ndryshme të karrierës kanë veshur fanellën zikaltër të Interit. I pari është Samuel Eto, fitues i tripletës me Interin dhe fitues i shumë trofeve të tjerë me Barcelonën. Sulmuesi kamerunas u tërhoq më 7 shtator 2019.

Një tjetër ish-interist i tërhequr nga futbolli i luajtur është uruguaiani i njohur Diego Forlan. Për të në fakt vitet me zikaltrit nuk ishin më të mirët. U bashkua me Interin në gusht të 2011-ës, por pa mundur të lërë gjurmë, i ndikuar edhe nga një dëmtim që e mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë. Forlan vendosi të tërhiqet zyrtarisht më 7 gusht 2019 dhe do të luajë ndeshjen e lamtumirës më 28 dhjetor.

I fundit, por jo për nga rëndësia, që ka veshur fanellën e Interit dhe që është tërhequr këtë vit, është holandezi Uesli Shneijder, i cili ashtu si dhe Eto, ka fituar tripletën me klubin italian. Fitoi gjithçka me Interin, por u largua në mënyrën më të keqe në janar të 2013-ës, kur u shit te Gallatasaraji për 7.5 milionëi euro, sepse refuzoi rinovimin e kontrëtës. Më 12 gusht 2019 njoftoi zyrtarisht tërheqjen nga futbolli për të nisur karrierën si prokurator sportiv.

Spanjollët Ksavi, Torres dhe Vila, të tre të tërhequr nga futbolli i luajtur. Gazeta Si, 24 dhjetor 2019

Yje të tjerë të tërhequr gjatë 2019-ës janë spanjollët Fernando Torres, Ksavi Hernandez dhe David Vila, të tre kampionë bote dhe Europe, holandezi Arjen Roben, çeku Petr Çeh, gjermani Bastian Shvajnstajger dhe afrikani Jaja Ture.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë