Është fundi i një epoke për Yahoo Messenger, një nga aplikacionet e para të mesazheve në treg.
Dje është njoftuar s ku shërbim do të mbyllet me 17 korrik.
“Aktualisht nuk ka një produkt zëvendësues për Yahoo Messenger. Ne vazhdimisht po eksperimentojmë me shërbime dhe aplikacione të reja, një prej të cilave është dhe Yahoo Squirrel”, shkruan kompania.
Kompania nuk është treguar specifike për arsyet e saj sa i përket mbylljes së Messenger, por duke pasur parasysh dominimin e sotëm të WhatsApp dhe Messenger, Snapchat, WeChat dhe një numri të madh aplikacionesh të ngjashme, mund të thuhet se kjo gjë pritej.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.