Lajme

Xiaomi pritet të pushtojë tregun me telefonin e ri

Së shpejti do të publikohet telefoni i parë "Black Shark" i markës kineze Xiaomi. Telefoni u është dedikuar videolojërave.

"Black Shark" do të ketë ekran 6 inç, 2.5D, me rezolucion 2160×1080.

Fuqinë që kërkojnë lojërat pritet ta mbulojë më së miri procesori Snapdragon 845 dhe kartën grafike Adreno 630. Dhe lojën mund ta mundësojë pa ndërprerje një bateri me 4000 mAh.

Telefoni vjen me Android 8.1 Oreo, kamera 20MP dhe 12MP, por pa vend për kufje të modelit standard 3.5 mm. Do të funksionojë vetëm me USB Type-C.

Çmimi do të jetë rreth 135 dollarë për versionin me 64GB ROM dhe 6 GB RAM, 500 dollarë për 128/8 GB.

Opsionet e lidhjes përfshijnë Wi-Fi, GPS dhe Bluetooth. Sensorët në telefon përfshijnë Sensorin e Afërsisë, Accelerometer, Sensorin e dritës së ambientit dhe Gyroscope.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë