Futboll

Xhovani Kolela, trajneri i parë i huaj që fiton titullin te Partizani

Gazeta Si – Me triumfin e sotëm Partizani ka thyer edhe një tabu, atë të fitimit të titullit me një trajner të huaj në stol. Xhovani Kolela është i pari nga italianët e shumtë që Partizani ka pasur në krye, që arrin suksesin maksimal.

Trajneri Kolela duke bërë pak humor me ekipin. Gazeta Si, 29 maj 2023

Më parë kanë qenë emra si Ticiano Gori, Agostineli, Mark Iuliano, apo Franko Lerda, që nuk ia kanë dalë ta çojnë Partizanin te titulli. Kolela ia arriti qëllimit në përvojën e dytë shqiptare, pas asaj me Apoloninë më parë.

Sa u takon trajnerëve të huaj, janë edhe tre të tjerë përpara Kolelës që janë shpallur kampionë në Shqipëri, Dervish Haxhiosmanoviç me Vllazninë, Stanislav Levi me Skënderbeun dhe Emanuel Egbo me Tiranën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë