Njerez

Xhordan dhuron 100 mln dollarë: Vetëm me shkollim e luftojmë racizmin

“Racizmi në disa lloj ambientesh është pranuar në një farë mënyre. Por duhet ta kuptojmë që fëmijë se nuk mund të tolerohet. Shkollimi dhe edukimi janë pjesa më e rëndësishme e ndryshimit social. Nëse po jap 100 milionë dollari, e bëj se dua ndryshimin. Është një hap i rëndësishëm për të luftuar racizmin, për të mbështetur edukimin e njerëzve që fëmijë”, - ka theksuar mes të tjerash Majkëll Xhordan pas dhurimit të 100 milionë dollarëve për mbështetjen e organizatave që punojnë për barazinë racore dhe drejtësinë sociale.

Në një intervistë për “Charlotte Observer”, ish-basketbollisti i famshëm ka këmbëngulur në faktin se edukimi është thelbësor për ndryshimin e rregullave kulturore. Ai e konsideron vrasjen e afro-amerikanit Xhorxh Floid në Mineapolis nga një polic si pikën e kthesës, pasi për dekada me radhë ka pasur një lloj brutaliteti ndaj njerëzve me ngjyrë. “Jemi mësuar për vite me radhë kështu, por nuk mund të pranohet. Ky është momenti i kthesës, duhet të mbajmë qëndrim dhe duhet të kemi një shoqëri më të mirë”, - ka shtuar Xhordan.

Majkëll Xhordan. Gazeta Si, 6 qershor 2020

Pyetjes se çfarë duhet bërë për të zhdukur sjelljen raciste, ish-basketbollisti i është përgjigjur: “Kemi parë që në ambiente të caktuara racizmi është pranuar dhe toleruar. Nëse dikush është rritur në një lagje barakash, nuk do të thotë se duhet parë si një njeri ndryshe, si një njeri inferior, i pabarabartë. Dikush nuk duhet të ndihet më i mirë se të tjerët, sepse është rritur me disa favore. Prindërit e mi gjithmonë kanë thënë se edukimi është mënyra më e mirë për t’i përmirësuar njerëzit. Për të qenë sa më i mirë në jetë, duhet të jesh i shkolluar dhe edukuar. Nëse sheh këtë vend, mbështetja për shkollimin është mundësia më e mira për të ringritur.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë