Ditën e sotme, gjatë mbledhjes së Kryesisë së LSI, kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mbron kriminelët. Sa i përket rastit të Xhisiela Malokut, Kryemadhi theksoi se Prokuroria dhe policia nuk mbrojtën Xhisielën, por abuzuesin e saj.
Sipas saj, shteti po rreh qytetarët dhe po mbron kriminelët.
“Rasti i Xhiselës tregon se policia nuk e zbulon krimin por e mbulon atë. Prokuroria nxjerr dhunuesin si viktimë dhe viktimën si përdhunës. Kemi deputetë të rilindjes që sillen si gangsterë për të mbuluar dhunën. Shteti po rreh qytetarët dhe mbron kriminelët.
Kemi shtetin dhe policinë që rreh fëmijët për shkollën. Të shkosh në dyert e shtetit sot është njësoj si të shkosh në gojën e ujkut. Shteti të rreh dhe të varros për së gjalli. Ky është shteti i Edi Ramës. Në fakt, Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen. Shqiptarët të mos e besojnë Ramën, pasi është e keqja më e madhe e këtij vendi”, u shpreh Kryemadhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.