Njerez

Xhelozia në miqësi nuk është gjithmonë një gjë e keqe, sipas një studimi të ri

Xhelozia ka qenë gjithmonë një pjesë e pashmangshme e disa miqësive. Shumë njerëz që e lexojnë këtë do ta kenë ndjerë atë momentin e xhelozisë pasi kanë parë një foto të palës me partnerin e tyre të ri në Instagram apo ndoshta kanë provuar ato ndjenjat kontradiktore të xhelozisë dhe lumturisë për një mik që gjen një mik të ri më të mirë në punë. Pastaj janë ato momentet konfuze kur një grup miqësie shkojnë diku pa ju ftuar. Sidoqoftë, pavarësisht se është kaq e zakonshme të ketë ndjesi të tilla në miqësi, ka një tabu kur bëhet fjalë të pranosh këto lloj ndjenjash. Askush nuk dëshiron të njihet si përbindëshi me sy të gjelbër në grup, apo jo?
Studimi i ri i botuar në Gazetën e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale sugjeron që pak xhelozi mund të sjellë diçka pozitive për disa miqësi.
Studiuesit nga "Universiteti Shtetëror i Arizonës", "Universiteti Shtetëror i Oklahomas" dhe "Kolegji Hamilton" kanë zbuluar se ndjenjat e xhelozisë në miqësi lidhen me vlerën e miqësisë dhe gjithashtu motivojnë sjelljet që e forcojnë ato. Sipas studimit, kur miqësitë kërcënohen nga një person tjetër, siç është partneri i ri romantik ose një mik i ri në punë, xhelozia është ndjenja mbizotëruese dhe intensiteti i ndjenjave të xhelozisë ndryshon nga sa ka të ngjarë kërcënimi i palës së tretë të zëvendësojë dikë në miqësi.
"Kërcënimet e palëve të treta për një miqësi nuk kanë të bëjnë vetëm me një mik që kalon kohë larg nesh por kishte rëndësi nëse personi me të cilin ata kalonin kohë mund të na zëvendësonte si mik," shpjegoi Douglas Kenrick, i cili është profesor i psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Arizonës dhe autor i studimit.
Douglas tha se studimi tregoi që njerëzit ndjeheshin më pak xhelozë për mikun e tyre më të mirë kur ato kalojnë kohë me partenirin e tyre sesa kur kalojnë kohë me një shok ose shoqe që do të thotë se ajo që na bën xheloz është mundësia që mund të zëvendësohemi.
Ndjenjat e xhelozisë kur shikojmë që po zëvendësohemi shoqërohen me sjellje që mund të kapërcejnë kërcënimet e palëve të treta, si përpjekja për të zënë gjithë kohën e shokut ose shoqes tonë më të mirë dhe manipulimin e emocioneve të tyre.
"Së bashku, këto sjellje quhen" ruajtje e miqve" dhe ato ndodhin gjithashtu dhe tek kafshët. Kuaj e egra femra dihet se kafshojnë dhe shkelmojnë kuajt e tjerë femra "tha Keelah Williams, profesor i psikologjisë në Kolegjin Hamilton.
Sidoqoftë, jo të gjitha sjelljet përqendrohen në përpjekjen për të kontrolluar një mik më të mirë. Xhelozia gjithashtu i çon njerëzit të angazhohen për të qenë një mik më i mirë. "Xhelozia ndonjëherë mund të jetë një sinjal se një miqësi është e kërcënuar dhe ky sinjal mund të na ndihmojë të hidhemi në veprim për të investuar në një miqësi që mund të kemi qenë duke e lënë pas dore," tha Athena Aktipis, pedagoge e psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Arizonës dhe një nga autoret e studimit.
Në fund të fundit, po, është krejt normale të ndjehesh pak xheloz kur një person i ri hyn në një rreth miqësie. Kjo madje mund të ju shtyjë të angazhoheni për të kaluar më shumë kohë me shokun ose shoqen tuaj apo për t'u interesuar më shumë për to. Vetëm përpiquni të kuptoni ndjenjat tuaja, të komunikoni me mikun tuaj dhe mos lejoni që xhelozia të kalojë limitet apo të kthehet në zili.
Burimi:Stylist\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë