Njerez

‘Xhaxhi Bobi’, një puro me gjurmë shqiptare

Bob de Goede, një holandez i cili jeton në Republikën Domenikane ka bërë lloje të ndryshme punësh në vende të ndryshme. Ndër ato vende ka qenë edhe Shqipëria ku de Goede punoi në minierë. Aty ai mori pseudonimin “xhaxhi”.

De Goede filloi para disa vitesh një biznes të ri, atë të prodhimit të kutive të purove. Më pas ai vendosi të krijonte vetë purot duke i shitur në Amerikë.

Purove të tij ai u dha emrin “Xhaxhi Bobi”, sipas pseudonimit që mori në Shqipëri.

Siç shpjegon ai, de Goede shkoi te një holandez tjetër në Republikën Domenikane Hendrik Kelner Jr. për të bërë disa puro për të dhe pjesa tjetër është histori.

Bob de Guede, pronari i puros "Xhaxhi Bobi" gjatë panairit.

De Goede është gjithmonë i buzëqeshur, gjithmonë i lumtur dhe marka e tij e purove duket se e përfshin vërtet këtë energji. Paketimi është pak i çuditshëm, por de Goede e ka shumë të qartë një gjë: ai do të vendosë emrin e purove të tij kudo. Për mirë apo për keq, ai dëshiron që të gjithë ti njohin purot “xhaxhi Bobi”.

Në SHBA, marka shpërndahet nga Vlada Sojanov, e cila gjithashtu shpërndan Casdagli dhe Lampert, gjë që shpjegon pse Xhaxhi Bobi është i njohur në Amerikë (Casdagli dhe Lampert janë marka të njohura purosh).

“Xhaxhi Bobi” ishte pjesë e panairit më të madh të duhanit dhe kushdo që ishte aty tha se ishte një nga markat më të organizuara, dhunti që njerëzit mendojnë se de Goede mund ta ketë marrë duke menaxhuar një minierë në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë