Lajme

Xhafaj shkon në zyrë: Kalova mëngjes shumë të këndshëm

Pas një viti në postin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka shkuar për herë të fundit sot në zyrën e tij pas vendimit të papritur për dorëheqje nga ky post.

Në ambientet jashtë ministrisë, gazetarët kanë arritur t’i marrin një prononcim të shkurtër. Xhafaj është shprehur se kishte kaluar një mëngjes me familjarët e tij dhe prandaj ka ardhur për herë të parë vonë në punë.   

E ndërsa gazetarët janë përpjekur të zbulojnë arsyet e dorëheqjes së papritur, Xhafaj është rezervuar të komentonte këtë çështje dhe vetëm ka falënderuar gazetarët.

“Hera e parë që vij kaq me vonesë pas një mëngjesi shumë të këndshëm me anëtarët e familjes time dhe me mbesën. Të dytët që takoj jeni ju dhe jam shumë i lumtur që ju takoj se kemi bashkëpunuar shumë mirë. Ju jam mirënjohës për mbështetjen dhe çfarë kemi bërë së bashku. Pse e dhatë dorëheqjen zoti Xhafaj. I kam shpjeguar të gjitha”.

 

Më Shumë