Futboll

Xavi Hernandez del hapur: Ëndrra ime e madhe është të drejtoj Barcelonën

Në një intervistë të fundit për “20 minutos”, Xavi ka bërë të ditur publikisht ëndrrën e tij. "Ideja ime është që të stërvis Barcelonën. Nuk e kam fshehur kurrë, është objektivi im, ëndrra ime”, - ka thënë ish-mesfushori i famshëm i katalanasve dhe Spanjës.

“Nuk e di, nëse do të ndodhë apo jo, nëse do të kenë nevojë për mua apo jo, por për momentin jam i lumtur që drejtoj Al-Sadd dhe jam shumë krenar. Nëse do të vijë një ofertë, do ta vlerësoj dhe pastaj do të marr një vendim. Për momentin jam shumë i kënaqur këtu”, - ka shtuar Xavi Hernandez, i përmendur shpesh kohët e fundit për t’u ulur në stolin e Barcelonës.

Xavi Hernandez. Gazeta Si, 22 tetor 2021

Holandezi Koeman ka marrë përkohësisht besimin e trajnerit Laporta, është zgjidhja më e mirë e momentit, por ndryshimi në stol është i pashmangshëm. Largimi i Koeman në këtë moment do të kishte kosto shumë të lartë financiare për Barcelonën, që po kalon një periudhë krize.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë