Bota

WSJ: Izraeli mund t’i kundërpërgjigjet sot Iranit

Duke përmendur zyrtarët perëndimorë si burim, “Wall Street Journal” raporton se Izraeli mund të vazhdojë, edhe sot, me një operacion hakmarrës kundër Iranit.

Kabineti i luftës se Izraelit u mblodh sërish sot, duke shqyrtuar opsionet e hapura pas sulmit iranian të së shtunës së kaluar. Një takim i ngjashëm është mbajtur edhe dje, të dielën.

Mediat izraelite raportojnë se gjatë takimit të sotëm janë diskutuar disa opsione, por të gjitha përfshijnë hakmarrje "të dhimbshme" kundër Iranit.

Sipas asaj që raportohet, raprezaljet do të jenë "të dhimbshme", por edhe të dizajnuara për të mos shkaktuar një luftë rajonale.

Megjithatë, Teherani ka deklaruar sot, me gojën e ministrit të Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian, se nëse ka një sulm të ri nga pala izraelite, do të përgjigjet.

Perëndimi është përfshirë në një garë kontakti gjatë 24 orëve të fundit për të ulur tensionet, por topi aktualisht është në fushën e udhëheqjes izraelite.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë