Muzike

“West Side Family” sjellin këngën “Zemra rreh”

West Side Family janë rikthyer me këngë të re.

Dyshja e West Side Family, Landi Hysi dhe Armir Shahini kanë publikuar këngën me titull “Zemra rreh”.

Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge u kujdes vëllait i të ndjerit Flori, Alban Kondi, mix/masterin e bëri Elgit Doda, ndërsa regjinë, Blerim Salillari.

“Kënga #ZemraRreh vjen në momente shumë të vështira për të gjithë ne, por pikërisht në momente të vështira ne duhet të jemi të fortë dhe të jemi mirënjohës e të festojmë ato që kemi e jo ato që nuk kemi”, ka shkruar Landi në një postim në “Facebook”.

“West Side Family” është grupi që i ka rezistuar kohës dhe sfidave që ka kaluar përgjatë viteve. Dikur një treshe e jashtëzakonshme që konsiderohej si një nga grupet më të dëgjuara shqiptare tashmë ata janë vetëm 2, pas ndarjes nga jeta të Dr. Florit.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë