Futboll

‘Wembley’ feston 100-vjetorin, Infantino: Dëshmitar i momenteve ikonike në futboll

Gazeta Si – Mbushen sot plot 100 vjet nga ndërtimi i ‘Wembley’-it, njërit prej stadiumeve legjendarë të futbollit në botë. Një stadium i njohur për të gjithë dashamirësit e sportit magjik, pasi ka pritur shumë finale kompeticionesh ndërkombëtare.

Këtë përvjetor jubilar të stadiumit anglez e ka përshëndetur edhe presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili është shprehur se është "një vend unik në historinë e futbollit”.

Numri 1 i FIFA-s ka theksuar po ashtu se ‘Wembley’ është dëshmitar i sa e sa momenteve ikonike të futbollit botëror: "Wembley zë një vend unik në historinë e futbollit.

Nga koha kur është inauguruar në 1923-shin, ky stadium ka pritur një numër të pallogaritshëm eventesh sportive të nivelit botëror dhe ka qenë dëshmitar i shumë momenteve të paharrueshme, që është e pamundur të listosh të gjitha”, - ka thënë Infantino.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë