Media Galeri

Vullkani Tonga dhe cunami shkaktojnë rrjedhje nafte edhe në Peru

Ishulli i Tongës është kthyer në rrënoja pas shpërthimit të vullkanit shkatërrues, i cili shkaktoi edhe një cunam në përmasa të jashtëzakonshme. Madje cunami shkaktoi edhe rrjedhje nafte edhe në Peru duke shkaktuar një katastrofë mjedisore.
Ndërkohë, studiuesit e NASA-s kanë përllogaritur fuqinë e shpërthimit në Tonga. Sipas tyre, shpërthimi ishte 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e hedhur në Hiroshima në Japoni, në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Shpërthimi u dëgjua deri në Alaskë dhe sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, mund të jetë shpërthimi më i fortë në tokë që nga viti 1883, kur shpërtheu vullkani Krakatoa në Indonezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë