Ne rrjet

Vuçiç: Qëllimi i armatimit të Serbisë është ruajtja e paqes

Nga Gazeta ‘Si’-Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se qëllimi i vetëm i armatimit ushtarak të Serbisë është “ruajtja e paqes”.

Duke folur në Pallatin e Serbisë, Vuçiç prezantoi një plan të quajtur “Një kërcim drejt së ardhmes” – Serbia Expo 2027.”

 “Me këtë situatë gjeopolitike, prioriteti është ruajtja e paqes,” -tha ai, duke shtuar se “ne do ta mbajmë vendin tonë të sigurt, do të mbrojmë Kushtetutën”, tha Vuçiç.

“Serbia duhet të dërgojë një mesazh të qartë se po vazhdon rrugën e saj evropiane dhe po e rrit ritmin përmes reformave, duke ruajtur miqtë e saj tradicionalë, lirinë dhe pavarësinë”, tha më tej presidenti serb.

Ai paralajmëroi; “një takim të madh në ushtri” më 30 janar dhe një prezantim të asaj që do të bëhet për ushtrinë dhe agjencitë e sigurisë në shkurt.

Presidenti serb tha të martën(23 janar) gjithashtu se seanca inauguruese e legjislaturës së re të Serbisë mund të pritet pas 1 shkurtit dhe se ai pret që kabineti i ardhshëm serb të inaugurohet deri më 15 mars.

“Fitorja e zgjedhjeve më 17 dhjetor ishte më e pastra që nga rivendosja e një sistemi shumëpartiak në Serbi dhe se asnjëherë nuk ka pasur më pak ankesa për procesin zgjedhor”, tha ai.

Disa ditë më parë Vuçiç tha se Serbia do të shpenzojë rreth 740 milionë euro vetëm këtë vit për blerjen e pajisjeve ushtarake dhe armatim. Lideri serb i bëri këto komente vetëm dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara e pranuan një kërkesë nga Kosova për blerjen e raketave antitanke Javelin, e cila do të shqyrtohet nga Kongresi amerikan.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë