Bota

Vuçiç për dorëheqjen e Vulin: Ka pasur presione që kur u emërua në krye të inteligjencës së Serbisë

Nga Gazeta 'Si'-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar dorëheqjen e dorëzuar sot nga drejtori i Agjencisë së Sigurisë Informative, Aleksandër Vulin dhe ka thënë se ka pasur presione që nga dita e parë kur ai u vendos në krye të BIA-s.

“Thjesht nuk më takon mua ta komentoj këtë. Vulin është edhe një mik i imi me të cilin kam kaluar shumë kohë, e kuptoj edhe reagimin e tij. Ka pasur presione nga fillimi kur është emëruar në atë pozitë, që nga dita e parë”, tha Vuçiç.

Kjo është pikërisht ajo që Vulin deklaroi në letrën e tij, shtoi presidenti.

“Sigurisht, ai e di shumë mirë se cilat ishin pasojat apo cilat mund të jenë pasojat më tej. Nuk mund të vazhdoj të komentoj, sepse tani e ka pak më të lehtë se unë, ndërsa unë nuk mund të vazhdoj të komentonj për të gjitha, për arsyen e thjeshtë se jam President i Republikës, por edhe sepse jam i detyruar të mbaj sekrete dhe nuk mund të flas për çështje të tilla”, shtoi presidenti serb

 Shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Alleksandar Vulin dha sot dorëheqje nga ky post.

“SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë kokën time si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë, unë nuk jam shkaktar i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejoj veten të jem shkaktar i shantazheve dhe presionit ndaj Serbisë dhe botës serbe. Prandaj, parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i drejtorit të BIA-s”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë