Kosova

Vuçiç: Lajçakut i shpjegova çështjen e sigurisë së serbëve në Kosovë, do e përsëris sërish të enjten

Nga Gazeta 'Si'-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç këtë të martë(12 shtator) në një deklaratë për mediat është shprehur se problemin e sigurisë së qytetarëve të kombësisë serbe në Kosovë ia ka shpjeguar edhe të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

Ai tha se çështjen e sigurisë do e ketë fokus në takimin e të enjtes në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Gjithçka që mund të them është se unë kam folur tashmë me Miroslav Lajçak dhe e kam vënë në dukje atë problem. Unë do të vazhdoj ta bëj këtë dhe të enjten do ta vë në dukje,” tha Vuçiç gjatë një vizite në fillimin e punimeve ndërtimore në fabrika e kompanisë austriake Palfinger në Nish.

Ndërkaq kujtojmë se tre shqiptarë të Kosovës akoma të paidentifikuar rrahën Strahinja Petroviçin nga Graçanica, rrugës për në fshatin Dobrotin, jo larg Lipjanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë