Kosova

Vuçiç: Kurti bëri truk në Bruksel. Ofroi nënshkrimin e tri dokumenteve se e dinte që Serbia nuk do t’i firmoste

Nga Gazeta 'Si'-Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë takimit në Bruksel me liderë të Francës, Gjermanisë, Italisë si dhe zyrtarë të tjerë të BE-së dhe SHBA-së, ka “manipuluar situatën”.

Vuçiç ka deklaruar se arsyeja pse Kurti suportoi nënshkrimin e marrëveshjeve ishte sepse ky i fundit e dinte se Serbia nuk do të pranonte kurrë pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB.

"Kurti takimin e parë e ka pasur me përfaqësuesit e fuqive të mëdha evropiane, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe më pas kreun e Këshillit Evropian, Borellin dhe Lajçakun. Ai u prezantoi idenë që le t’i nënshkruajmë të tre dokumentet Marrëveshjen Bazike, Aneksin e Ohrit dhe draftin e 21 tetorit.

Dhe fjala është sigurisht për një truk, sepse ai nuk është aspak i gatshëm të formojë Asociacionin. E solli sepse e kishte të qartë se Serbia nuk mund ta nënshkruante sepse e kam thënë tashmë 10 herë.

Po flasim për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe sistemin e organizatave, UNESCO dhe gjithçka tjetër, si dhe për integritetin territorial të Kosovës", deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë